Ditën e djeshme, klubi i Vllaznisë konfirmoi zyrtarisht ndërprerjen e kontratës me Liridon Latifin i cili dha kontribut për dy vjet për fanellën kuqeblu. Latifi me anë të një postimi, ka falenderuar klubin kuqeblu dhe veçanërisht presidentin Xhaferi bashkë me tifozët kuqeblu për pëvojën e kaluar në Shkodër:
Mesazhi i Latifit
“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin dhe uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë Shkodrane”.