Egnatia ka arritur të marrë një barazim në tryezën e Europës në ndeshjen e parë të kualifikuesve të Konferencë Ligës ndaj Araratit duke barazuar shifrat 1-1. Fillimisht vendasit shënuan në pjesën e parë me Alemanon, ndërsa rrogozhinasit barazuan në frymën e fundit me Duamenan.
Pjesa e parë ishte shumë e luftuar nga të dyja kampet. Skuadra e Edlir Tetovës u tregua shumë kërkuese duke provuar disa herë me Duamenën dhe Kasën, por ishin të pafat përpara portës. Ishte Alemano ai i cili kaloi në avantazh Araratin, ku arriti të dërgojë me kokë topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë Egnatia kërkoi sërish golin dhe iu afrua me Duamenan i cili bëri një goditje të përkryer, por portieri Emakov e priti në mënyrë fantastike. Në minutën e 97’, Rafael Duamena arriti të shënojë duke barazuar shifrat dhe kështu kualifikimi qëndron i hapur.
Ndeshja e kthimit luhet me datë 20 korrik ku Egnatia pret Araratin.