Vllaznia do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me Laçin. Takimi është plainifkuar të luhet në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Një përballje kjo që do të vlejë për konsolidimin e ekipit dhe për elementin e ri duke ndihmuar trajnerin Memelli që të vlerësojë grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Por krahas grupit, Vllaznia vazhdon të kërkojë edhe të lojtarë të tjerë për merkaton e verës.
Kuqebluve mësohet se i është bashkuar një mesfushor turk, Burak Enes Jikiçi. 19 vjecari vjen nga akademia e Gaziantep dhe do të jetë në provë për disa ditë, ku më pas drejtuesit do të vlerësojnë edhe performancën e tij dhe më pas do të vendosin nëse do të bashkohet me Vllazninë apo jo.