Sunday, November 24, 2024

Liga e Kombeve për vajza/ Trajneri Grima grumbullon 21 futbolliste, Shqipëria sfidon Hungarinë & Irlandën e Veriut

Lexo

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis nga e hëna e 18 shtatorit përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin shtator, ndaj Hungarisë më 22 shtator në ‘Loro Boriçi’ dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 shtator.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zyrtarizuar sot listën me emrat e 21 futbollisteve që janë ftuar për këto dy sfida të rëndësishme. 17 prej lojtareve të grumbulluara nga tekniku kuqezi kanë qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares së vajzave, ndërsa trajneri Grima ka ftuar për herë të parë në ndeshje zyrtare katër futbolliste të reja, Bora Fuçia, Stela Tomaj, Jehona Coka dhe Marie Bashka.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën në Shkodër dhe më 22 shtator do të luajë ndeshjen e parë ndaj Hungarisë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në ora 17:00. Sakaq, më 24 shtator, skuadra kuqezi do të niset drejt Belfastit, ku më 26 shtator do të përballet me Irlandën e Veriut, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 19:00 me orën lokale (20:00 CET).

Shqipëria gjendet më Ligën B dhe është shortuar në grupin B1, së bashku me Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë. Liga e Kombeve është një risi e UEFA-s që do të aplikohet për kualifikueset e Kampionatit Europian dhe Botëror për vajza e që i jep mundësinë ekipeve të vajzave të luajnë shanset e tyre kundër ekipeve me thuajse të njëjtin nivel mes tyre.

Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C.

Më poshtë edhe lista e plotë e 21 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve ndaj Hungarisë dhe Irlandës së Veriut:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img