Zelimkan Abakarov, kampioni i Botës në fuqi në peshën deri në 57 kilogram, eliminohet në gjysmëfinale nga serbi Micic. Gjithçka po ndodh në Beograd, në Kampionatin Botëror të mundjes që ka nisur të shtunën. Më parë Abakarov kishte bërë dy fitore spektakolare dhe me rezultate bindëse 13-2 dhe 11-0.
Të hënën luan për vendet 3-5 me shpresën për medalje bronzi. Por dhe me shpresën për të arritur normën e kualifikimit për në Paris 2024. Të hënën në tapet dhe Islam Dudaev, që është në peshën 61 kilogram, kurse më pas do të jetë gara për Paris Karepin, Bajram Sinën, Kevin Kupin dhe Albina Drazhin. Botërori i mundjes përfundon me 24 shtator