Kampionati kombëtar i Superligës në futbollin e femrave pritet të ketë përsëri një Vllazni potente duke pasur në objektiv vetem fitimin e titullit kampion. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri kuqeblu Nikolin Leka, pas ndeshjes së javës së parë, ku Vllaznia sfidoi Partizanin në transfertë duke e mundur me rezultatin 0 me 3.
Një nga arsyet e moskualifikimit të Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së kampioneve të Europës, ishte edhe paraqitja e dobët e portjeres Lia Da Silva, e cila tashmë ëshë e larguar nga skuadra kuqeblu, ndërkohë që presidenti Lazër Matija ka bërë të mundur afrimin e dy portjereve të tjera cilësore amerikane.
Njëra prej tyre, Aubrei Elizabeth Corder luajti itullare në formacionin e kuqebuve duke treguar garanci në ruajtjen e katërkondorit të Vllaznisë, ndërkohë që për tjetren, trajneri Leka bën të ditu se mbërrin këto ditë në Shkodër për t’iu bashkuar skuadrës kuqeblu.
Në javën e dytë të Superligës së femrave, Vllaznia, pret në shtëpi, Teutën e Durrësit, një kundërshtar që trajneri Leka e konsideron të kalueshem.
(Video) Intervista e plotë me trajnerin e Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka.