Thursday, May 16, 2024

(Video) Futboll Femra- Dy amerikane për portën e Vllaznisë. Trajneri Leka: Objektivi, vetëm titulli kampion. Superliga e Futbollit Femra

Lexo

Kampionati kombëtar  i Superligës në futbollin e femrave pritet të ketë përsëri një Vllazni potente  duke pasur në objektiv vetem fitimin e titullit kampion. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri kuqeblu Nikolin Leka, pas ndeshjes së javës së parë, ku Vllaznia sfidoi Partizanin në transfertë duke e mundur me rezultatin 0 me 3.

Një nga arsyet e moskualifikimit të Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së kampioneve të Europës, ishte edhe paraqitja e dobët e portjeres Lia Da Silva, e cila tashmë ëshë e larguar nga skuadra kuqeblu, ndërkohë që presidenti Lazër Matija ka bërë të mundur afrimin e dy portjereve të tjera cilësore amerikane.

Njëra prej tyre, Aubrei Elizabeth Corder luajti itullare në formacionin e kuqebuve duke treguar garanci në ruajtjen e katërkondorit të Vllaznisë, ndërkohë që për tjetren, trajneri Leka bën të ditu se mbërrin këto ditë në Shkodër për t’iu bashkuar skuadrës kuqeblu.

Në javën e dytë të Superligës së femrave, Vllaznia, pret në shtëpi, Teutën e Durrësit, një kundërshtar që trajneri Leka e konsideron të kalueshem.

(Video) Intervista e plotë me trajnerin e Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img