Ish futbollisti i Vllaznisë, Kombëtares dhe i disa skuadrave jashtë vendit, përfshirë edhe aventurën në Arabinë Saudite, ku luajti me sukses duke u shpallur kampion me ekipin Al Nassr ka qënë i ftuar VIP pikërisht tek skuadra saudite, ku sot luan edhe Kristiano Ronaldo.
Arsyeja e kësaj ftese ka qënë dëshira e drejtuesve të klubit Al Nassr që ish futbollisti i tyre Zmijani që ka luajtrur për Al Nassr në vitet 1993-1995 duke u shpallur dy herë kampion i Arabisë Saudite të asistonte në ndjekjen e ndeshjes së rëndësishme që skuadra e tyre luante për llogari të “Asian Champions League” kundër kampiones së Katarit Al Duhail.
“Mora ftese nga ekipi AL-NASSER per te pare nje ndeshje te Champions League. Po shikoj ndeshjen e ekipit qe kam luajtur para 30 viteve 1993. Mund te them qe ka nje progres te jashtzakonshem ne anen profesionale ne mentalitetin e jetes perditshme. Riyadh ne vitin 93 ishte 5 miljon sot eshte 18 miljon e pabesueshme por e vertet e jashtzakonshme cfare progresi pashe.”, shkruan shkodrani Hysen Zmijani duke përshkruar emocionet që përjetoi në këtë vizitë tek ish skuadra e tij e para 30-të viteve.
Gaspër MARKU