Monday, November 25, 2024

Barazoi 0-0 me Laçin, trajneri i Erzenit Deliadhisi: Ishte lojë shahu për mos gabuar dhe pësuar gol

Lexo

Prononcimi i trajnerit shijakas, Alfred Deliadhisi pas ndeshjes, Erzeni-Laçi, 0-0

“Ishte një pjesë e parë që kishim vështirësi, nga krahët sepse nuk bënim presion. Ndeshje pa intesitet, ishte lojë e lexueshme pothuajse nga ekipi im dhe ekipi i Laçit, ishte lojë shahu për mos gabuar dhe pësuar gol. Kishim më shumë raste për ta fituar, në fund të ndeshjes kishte disa episode që mund ta interpretonim më mirë, për mënyrën se si shkoi ndeshja, barazimi është rezultati më i drejtë. Çdo gjë varet nga stërvitja, mund të improvizojmë, do vendosim përpara lojtarët që janë më të përgatitur. Zeka dhe Kahrimanoviç janë lojtarë kyç për mënyrën e mbajtjes së topit, mungoi edhe cilësia e të dyve, po të ishte Zeka dhe Kahrimanoviç ndeshja do të ishte një histori tjetër. Mungesat që kishim ditën e sotme ndikuan, dhe Maliqin sdua ta coj mbrojtës tipik, sepse është një lojtar që ja di cilësinë dhe mund të nxjerrë diçka nga hici. Kemi bërë mirë sot dhe me Partizanin me skemën 4-2-3. Alba është lojtar tipik numër 6, Migone s është tipik, por i kisha lënë detyra për të dubluar Ujkën, më bindet dhe i zbaton ato që unë i them. E di që po lodhen por këto janë mundësitë. Të kesh zgjidhje është luks, pozicionimi në bazë kundërshtarit që kemi përballë, do I vendosim në vendin e duhur dhe të caktuar”, tha ndër të tjera për “MCN TV”,.njëshi i pankinës shijakase, Alfred deklaroi ai.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img