(Video) KF BASHKIMI, feston 7-vjetorin e formimit! 7 vite histori, 7 vite sacrifice, 7 vite familje. Dhe rrugëtimi, sapo ka filluar!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shtatë vite më parë, në fshatin Bardhaj të rrethinave të Shkodrës u krijua ekipi futbollit me iniciator trajnerin e futbollit Ervin Alushi. Një klub, që bazën kryesore e kishte tek elementi i zonës duke i krijuar këtij brezi mundësinë t’i bashkohen sportit të futbollit.

Por, për të vijuar punën, ekipit të parë të aso kohe i duhej terreni sportive. Dhe, këtu vlen për t’u përmendur sakrifica që trajneri Alushi për të siguruar terrenin sportiv.

Familja Alushi dispononte një tokë, të cilën e shfrytëzonte për nevoja të mbarëvajtjes së familjes. Por, pasioni, dëshira dhe vendosmëria e Ervinit për të vijuar mesionin që kishte marrë përsipër, bëri që t’i kërkojë dhe të bindë babain e tij që tokën bujqësore ta shndërronte në terren sportiv për ekipet e tij të futbollit.

Dhe, e gjithë kjo sakrificë ia vlejti, sepse në këto shtatë vite punë dhe sakrificë, ecuria e klubit ka qënë mëse e suksesshme duke spikatur, jo vetem në rang lokal, por edhe kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndaj, mbrëmë në festën e 7-vjetorit të formimit të klubit ishin të gjithë së bashku, Ervini, babai dhe e gjithë familja Alushi, sportistët, trajnerët e ekipeve të Akademisë Bashkimi, komuniteti i prindërve të futbollistëve, etj.

Për të nderuar dhe vlerësuar punën e këtyre shtatë viteve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të qeverisjes vendore, veteranë të futbollit shkodran, si dhe përfaqësues të shoqatës së tifozëve të Vllaznisë “Përjetë Kuqeblu”, ku përmes kryetari Sandër Dema, shpërndanë dekorime, kupa e medalje për drejtuesin e klubit Ervin Alushi si dhe lojtarët më të spikatur të ekipeve zinxhir.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit, shpëndanë vlerësimet përkatëse për secilin grupmoshë, sportistë dhe trajnerë, që kanë kontribuar në këto shtatë vite ekzistence e KF Bashkimi.

Më pas ka ardhur radha e tortës së ditëlindjes së shtatë të KF Bashkimi, ndërkohë që nën shoqërinë e tingujve muzikorë, të pranishmit festuan deri në orët e vona të mbrëmjes.

Përshëndetje e drejtuesit të KF Bashkimi, Ervin Alushi

Sot mbushen 7 vite nga dita kur nisi rrugëtimin e tij KF BASHKIMI.

7 vite të mbushura me punë, sakrificë, përkushtim, durim, sfida, mbështetje dhe shumë dashuri për futbollin dhe fëmijët.

Gjatë këtyre viteve, në familjen tonë kanë kaluar qindra fëmijë, breza që kanë lënë gjurmën e tyre dhe kujtime që do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së Bashkimit.

Disa prej tyre sot nuk janë më pjesë e ekipit, disa vazhdojnë të ecin me ne, ndërsa të tjerë sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre.

Por të gjithë, në mënyrën e tyre, janë pjesë e kësaj historie dhe e kësaj familjeje që quhet BASHKIMI.

Urojmë që vitet që vijnë të sjellin edhe më shumë suksese, talente, trofe, miqësi dhe momente të paharrueshme për çdo fëmijë që vesh fanellën tonë.

Faleminderit çdo prindi, trajneri, lojtari, bashkëpunëtori dhe çdo personi që na ka qëndruar pranë gjatë këtij rrugëtimi. Pa mbështetjen tuaj, kjo histori nuk do të ishte e njëjtë. Gëzuar 7-vjetorin, KF BASHKIMI! 7 vite histori. 7 vite sakrificë. 7 vite familje. Dhe rrugëtimi ynë sapo ka filluar!

Historiku – KF Bashkimi

-Para 7 vitesh me date 19/Shtator/2019 u krijua ekipi futbollit ne Shkoder  nga trajneri Ervin Alushi .

Pune-Sakrific-Sukses marr edhe nga motoja e ekipit ishin pjes te ketyre 7 Viteve

-Historia e vecant e Klubit filloj me hapa te para dhe me ecuri te nje pas njeshme duke fituar trofe te ndryshme ne organizime. Me pas u krijua fusha e ekipit ku trajneri mori token e babait dhe e beri fushe per femijet duke zhvilluar aty aktivitetin.

Ekipi u rregjistrua ne kampionat ne vitin 2020 dhe u krijuan ekipet dhe gjithcka filloj te marr forme.

Sukseset vazhduan me lojen e bukur qe zhbillonin ne fushe dhe aktivitet jashte fushe duke u sensibilizuar ne shume projekte .

-Bamirësia nuk te varferon: Duke mbledhur ushqime me femijet dhe derguar ne familje ne nevoj.

-Te MesojmSporte Te Tjera: Duke shkuar me gjithe ekipin duke mesuar rregullat dhe sporte te tjera Basketboll-Boks-Tenis etj .

-Bibloteka Ekipit: Ku femijet merrnin libra dhe i lexonin ne shtepi gjate kohes se pushimeve.

-Pastrimi Monumenteve: Organizim duke pastruar nga mbeturinat ambjentet Ura Mesit etj

E shume projekte te tjera te vecanta me qellimin e mire qe femijet te mesohen sa me shume.

Gjeja e vecant e ekipit ishite rregullorja qe vazhdon edhe sot ku femijet udhezohen te

-Te mesojne ne shkolle

-Te qendrojne me limit kohe ne Telefona dhe Lojra

-Te ushqehen si duhet

-Te degjojne rregullat nga  prindi

-Te ndjekin kurset fetare

Keto rregulla dhe rregulla te mbrenshme te klubit respektohen nga te gjithe .

-Arritje te tjera te vecanta ishin dhe permirsimi i kushteve stervitore duke na ndihmuar njerez te tjere dhe bashkpunimi me Akademia Vllaznia

-Lojtaret me cilesor nuk u penguan por u derguan ne kohen e duhur ne Akademin Vllaznia fale marrveshjes dhe per te miren e femijeve ku dhe sot mbrojn me krenari ekipin e qytetit .

-Avrel Prendi ishte i pari qe pasi luajti tek KF VLLAZNIA vazhdon sot ne Itali te stervitet qdo dite tek ekipi FC IMULESE

Eris Fangaj-Seldi Fangaj-Emsed Fangaj-Ensar Ademi-Petar Iric-Enis Repaj-Bojka Kaxhnjetaj etj vazhdojne te perfaqesojne formacionet e KF VLLAZNIA .

Po kemi dhe vajza qe na kane dhene Suksese  ne ekip ku me arritje te shkelqyera ne Kombetare dhe sot tek KFF VLLAZNIA kemi derguar Ambra Reshitin .

Po ashtu ne Kombetare vazhdon me sukses te mire edhe Enis Repaj ish lojtar i ekipit tone .

Keto transferime jane Sukses i arritur nga ekipi jone sepse te nxjerrim talenta dhe ti perkrahim ne rrugetimin  e tyre eshte krenaria jone .

-Ekipi vazhdon me ritme duke punuar maksimalisht dhe duke shtuar stafin dhe permirsuar kushte sa ma te mira !

(Video) Pamje nga ceremonia e festimit të 7-vjetorit të formimit të KF Bashkimi dhe përshëndetjet e rastit, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img