Erzeni-Egnatia 0-1(Shënues: Zejnullai 54’)
Erzeni:Hasanbelli,Sadiki,Atanda,Kacbufi,Osmanllari(Maliqi 73),Alba(Rojas 73),Migone,Kahrimanoviç,Zeka,Mihana(Kiqina 60),Meçja Trajner:Alfred Deliallisi
Egnatia:Sherri,Fangaj,Malota,Xhemajli,Musta(Ndreca 78),Mellugja,Fernando(Lemine 90+10),Zejnullai(Ahmetaj 90+10),Duamena,Paulauskas(Isgandarli 78),Spahiu(Janku 90+2) Trajner:Edlir Tetova
Gjyqtar:Emanuela Rusta,Dojando Myftari,Tauland Kasa,Erjon Bylykbashi Var:Kreshnik Barjamaj Avar:Dorjan Maletaj Delegat:Engli Kokona Vezhgues:Plarent Kotherja
Egnatia nuk ndalet. Rrogozhinasit triumfuan në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin 0-1 në një sfidë të luftuar, ku nuk munguan kartonët, por edhe polemikat.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në pjesën e dytë Egnatia realizoi golin e fitores me autor Zejnullain që shënoi në minutën e 55-të.
Në fundin e takimit, rrogozhinasit mbetën me dhjetë lojtarë, me Fangajn që u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa takimi u mbyll me pretendimin e shijakasve për një penallti të pa dhënë.
0-1 dhe Egnatia tani konfirmohet, me rrogozhinasit që kryesojnë me 26 pikë pas javës së 12-të, ndërkohë Erzeni mbetet me 13 pikë, momentalisht në vendin e 8 dhe tani numëron katër ndeshje pa fitore.
Fatos LAMAJ