Friday, May 17, 2024

Deliallisi: E meritonim një pikë. Trajneri i Erzenit, Alfred thotë se vetëm një episod ndikoi sfidën, pasi Egnatia nuk erdhi asnjëherë në zonë

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Erzenit, Alfred Deliallisi, pas ndeshjes, Erzeni-Egnatia, 0-1

“Besoj që ishte një ndeshje e ekuilibruar, ne gabuam vetëm një episod në 100 e ca minuta, një mungesë përqendrimi dhe pësuam golin. Një kundërshtar me kualitet të tillë të dënon dhe shënon. Pjesa e parë ishte në kontroll, nuk erdhi Egnatia asnjëherë në zonë. Ne kishim rastet tona e disa goditje, më vjen keq për mundin, sakrificën e djersën se dhamë gjithçka dhe mendoj se e meritonim një pikë sot si shkoi ndeshja. Ishte një mungesë përqendrim që mori tre pikë kundërshtari.

Përderisa nuk ke një sulmues, një pikë referimi, një lojtar që të tërheqë ekipin para e marrë faulle, mendoj që këto vështirësi kanë qenë e do të jenë. Ne dhamë maksimumin, do të vazhdojmë të luajmë me këtë lloj personaliteti. Dihen cilësitë e Egnatias, ia dimë aftësitë që ka kjo skuadër që ka dominuar ndaj thuajse çdo skuadre në kampionat.

Për ne çdo kundërshtar është i vështirë, ashtu si edhe për ata kur ne luajmë ndaj tyre. Ne duhet të ulim kokën e punojmë që të përmirësojmë gabimet. Nuk na ka mbetur gjë tjetër, duhet të kthehemi në stërvitje që të punojmë për ndeshjen e radhës, për të dhënë e për të marrë maksimumin që është fitorja”, u shpreh për “MCN” pas ndeshjes, trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img