“Partizani konfirmoi se është në një formë të mirë, bashkë me Egnatian”. Kështu është shprehur Shkëlqim Muça në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, në analizën e tij për ndeshjet e javës së 12-të të “Abissnet Superiore”.
Dominimi i Partizanit ndaj Vllaznisë – “Partizani dhe Egnatia, unë këtu fus edhe Tiranën, kanë krijuar një diferencë, do luftojnë deri në fund. Vllaznia është një situatë të vështirë. Ndryshimi i trajnerit shkon për mirë, por shkon edhe për keq. Kur vjen një trajner i ri bën një ndryshim, por në faktë lojtarët janë po ata. Po ti shikosh lojtarët në veçanti, diçka më shumë duhet bërë. Vllaznia duhet të ketë më shumë besim tek të rinjtë”.
Fitorja e Egnatias – “Erzeni e kishte përgatitur mirë ndeshjen, e vuri në vështirësi Egnatian me agresivitet. Por ajo fushë te jep mundësinë të qarkullosh topin kur ke cilësi dhe rrogozhinasit e kanë këtë cilësi. E administroi mirë lojën, pavarësisht se e vuri në diskutim rezultatin në dy momente”.