Trajneri i Pogradecit Samuel Nikaj,ka folur pas sfidës së fituar me Butrinin me supergolin e Angelo Demaj. Timonieri i liqenorëve është shumë i kënaqur me skuadrë ne tij e cila aktualisht kryeson Grupin B të Kategorisë së Dytë sëbashku me Luftëtarin me pikë të barabarta.
“Jam i kënaqur pavarësisht se kishim një kundërshtar me përvojë. Kartoni i kuq e prishi lojën,pasi ishim dy skuadrat më të mira të kampionatit,bashkë me Peqinin si 3 skuadrat më të forta. Bëmë maksimumin për 3 pikëshin,futbolli do pak fat dhe ne e patëm atë fat. Butrinti e menaxhoi shumë mirë,luftoi për 1 pikë pasi për atë erdhi,por fati ishte me ne. Morëm një 3 pikësh me shumë vlera kundër një kundërshtari direkt për ngjitje.
Nuk pati shumë lojë, kartoni i kuq e prishi shumë lojën. Luanim vetëm ne dhe kundërshtari donte të vononte lojën. Këto lloj ndeshjesh zgjidhen me gola në distancë,kishim punuar për këtë. Qoftë me Qeleshin si dhe Demajn. Demaj u fut dhe ishte superformë,i dha tjetër ritëm dhe bëri një gol që shpërbleu mundin e atij por dhe të ekipit. Fitorja ishte plotësisht e merituar dhe aspak e vjedhur. Kartoni i kuq i lojtarit për ofendim ishte real nuk është se ishte inskenim.
Jemi ekip për Kategorinë e Parë,edhe Gjirokastra është super ekip,harrova ta përmendja qëparë. Jemi 4 skuadra shumë të forta,pa harruar 2 ekipet e Vlorës,i bie 6 ekipe shumë të forta. Lufta do të jetë shumë e fortë dhe koeficienti i pikëve për ndeshje do të jetë më i vogël sesa është momentalisht pasi do të ndalim njëra-tjetrën. Besoj se ne do të kemi një hap më shumë se të tjerët pasi kemi një stol shumë të mirë që sot bëri diferencën”,tha Nikaj për Veriu Sport.
(Video) Prononcimi për Veriu Sport i trajnerit të Pogradecit Samuel Nikaj, pas fitores me Butrintin, 1-0.
Fatos LAMAJ