Tuesday, November 26, 2024

Histori-Një rast i ngjashëm me Dwamenen. 42 vite më parë, ndërronte jetë gjatë stërvitjes në stadiumin “Vojo Kushi” futbollisti i Vllaznisë, Suad Durraj

Lexo

Ngjarja e rëndë e Raphael Dëamenes, i cili ra pa ndjenja në fushë në minutën e 25’ të sfidës Egnatia – Partizani dhe më pas u mor menjëherë nga ambulanca, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Por rasti i kapitenit të Egnatias nuk është i vetmi në Shqipëri, pasi edhe më parë një futbollist ka humbur jetën në fushë.

Bëhet fjalë për futbollistin Suad Durraj. Në muajin tetor të vitit 1981, Vllaznia po kryente seancën stërvitore. Gjatë stërvitjes ka ndodhur një ngjarje e rëndë nga e cila u habitën të gjithë duke filluar nga lojtarët, trajnerët dhe tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Vojo Kushi”(sot “Loro Boriçi”) duke ndjekur këtë stërvitje. Asokohe 32-vjeçar, Suad Durraj u “mposht” nga arresti kardiak që i mori jetën.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, por edhe të pjesës tjetër gjithçka rezultoi e kotë. Mbrojtësi mjaft i talentuar dhe një ikonë e klubit shkodran i dha lamtumirën familjarëve dhe ekipit në një mënyrë shumë të trishtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img