Murlani dhe Tërbuni, skuadra këto që konkurojnë në grupin A të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë, do të përballen sot në fushën sportive të Barbullushit. Sipas kalendarit, ndeshja në fjalë, e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit duhej të zhvillohej më herët, por për shkak të ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së futbollit ganez të Egnatias, Rafael Duamena, u shty për ditën e sotme.
Murlani-Tërbuni, është ndeshja e vetme e grupit A, pasi pesë takimet e tjera të këtij grupi janë luajtur një ditë përpara ngjarjes fatkeqe të Duamenes, ku Besëlidhja ka mundur Veleçikun 3-1, Valbona mund Sopotin 2-1, Albanët humbin në shtëpi me Shënkollin 0-1, Naftëtari-Gramshi barazim 1-1, si dhe Iliria mund Gramshin, 2-0.
Pa ndeshjen e sotme, tabelën e kalsifikimit e kryeson Valbona me 21 pikë, e ndjekur nga Besëlidhja me 18, Iliria 16, Sopoti 13, Gramshi 11, Tërbuni dhe Veleçiku me nga 9, Adriatiku dhe Shënkolli 5, Murlani dhe Naftëtari 4 dhe Albanët në fund me 0 pikë.
Siç shikohet edhe nga renditja, dy skuadrat kanë pozita të ndryshme, Tërbuni në mes të tabelës duke kërkuar ngjitjen në krye dhe Murlani i parafundit me objektiv mbijetesen. Pamvarësisht nga pozita në tabelë, të dyja skuadrat futen sot në fushën e lojës vetem për fitore.
Një gjë të tillë e kanë deklaruar për Veriu Sport edhe trajnerët respektivë, Vahedin Pepaj i Murlanit dhe Sinan Bardhi i Tërbunit. Gjithësesi, një gjë të tillë do ta vendosë fusha e lojës, në një ndeshje që pritet të shoqërohet me tifozëri të shumtë nga të dy kampet respektive.
Po sot, luhen edhe të gjitha ndeshjet e grupi B të kategorisë së dytë, të cilat u shtynë menjëherë pas ngjarjes fatkeqe të humbjes së jetës të futbollistit Duamena. Kalendari i ndeshjeve të grupit B, është ky:
Labëria-Pogradeci
Devolli-Maliqi
Delvina-Oriku
AF Luftëtari-Shkumbini
Turbina-Këlcyra