Wednesday, November 27, 2024

Bushati në festë! 19 Nëntori, datë historike për futbollin e kësaj zone. Basania zhvillon ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e saj, fiton dhe kryeson kampionatin e kategorisë së tretë

Lexo

Basania-Përmeti   2-1 (Shënues: Albert Mila 44’, Egzon Shimaj 58’/ Merko 68’)

Basania: Keita, Shema, Sidibe, Leka, Mila, Puka, Mani, Radohima, Shimaj, Canja, Nikshiqi, Hasanaj. Trajner Fatjon Hasani 

Përmeti: Bakalli, Gjishti, Çuni, Hoxha, Alinj, Koroveshi, Naska, Rizvani, Sanxhaku, Adili.(U aktivizuan: Zifla, Mullai, Shahu, Xhunga 

Gjyqtar: E. Gryka, O. Loci, K. Bardhoku. X. Bacaj, S. Abdyli

Basania FC kërkon të bëjë historinë. Klubi, që pesë muaj më parë, dhe konkretisht më 16 qershor festoi tre vjetorin e krijimit, ka ambicje dhe objektiva për të shkuar më tej, drejt një klubi të niveleve të larta sportive.

Në tre vite punë, sukseset nuk kanë qënë të pakta, sidomos në punën me moshat, ku Akademia e Futbollit Basania po funksiunon me konkurimin e suksesshëm të të gjithë grupmoshave përkatëse.

Por, klubi me emrin simbolik dhe historik Basania FC, pjesë e historisë dhe traditës së mirëfilltë të qytetërimit mbi dy mijë vjeçar, që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau Dejës, ka ambicje të tjera edhe më të mëdha.

Me një president pasionant, bir i asaj zone, si Ermir Shimaj, objektivat e Basania FC janë fokusuar tek skuadra e parë e të rriturve. Përvoja e vitit të kaluar si debutues në kategorinë e tretë, shërbeu si nxitje dhe motivim që në sezonin e rij sportiv, 2023-2024, Basania, të vijojë në shkruarjen e historisë, që do të thotë rritjen e kësaj skuadre deri në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

Dhe, mesdita e së dielës së 19 nëntorit 2023, është dhe do të mbetet si një nga datat historike të këtij klubi. Fjala është që Basania FC regjistron të parën ndeshje zyrtare në fushën sportive të Bushatit, e cila pas investimit në infrastrukturën përkatëse, u çertifikua nga FSHF për zhvillimin e aktivitetit kombëtar me ndeshjet e skuadrës së tyre. Një ditë që tifozëria bushatase nuk nguroi të mbështeste skuadrën në përballjen me Përmetin duke e kthyer në festë përballjen me Përmetin.

Në fakt, kjo ishte java e dytë e kampionatit, sepse e para u fitua në transfertë 1-3 me Kinostudion. Dhe, duke qënë e tillë, si e para e këtij sezoni në shtëpi, por edhe e para në historinë e këtij klubi që arrin të luaj në fushën e vet, presidenca i kishte kushtuar rëndësinë e çdo detaji, që nga atmosfera entuziaste e krijuar me muzikë dhe përshëndetje nga autoritetet deri tek ceremonia e shkelmimit simbolik të topit nga qëndra me veteranin 80-të vjeçar të futbollit bushatas, Elez Mustafa.

Më pas, radhën e kishte ndeshja, beteja 90-të minutëshe në fushën e lojës, aty ku skuadra e drejtuar nga trajneri, ish futbollisti i Vllaznisë, Fatjon Hasani, bëri një paraqitje mjaft të mirë duke fituar me rezultatin 2 me 1. Për  fitoren në fjalë ka menduar Albert Mila me golin e shënuar në të 44-tën minutë, si dhe Egzon Shimaj në të 58-tën, të cilët bënë të pavlefshëm golin e miqve me autor, Merkon në të 68-tën. Për Albert Milen, së bashku me dopietën që i shënoi Kinostudios, ky ishte goli i tretë në dy javë kampionat, duke dhënë sinjalet e një golashënuesi potent në këtë sezon futbollistik, ndërsa për Shimajn që vjen nga kampionati kosovar për të luajtur për Basanian, ishte i pari.

Me fitoren ndaj Përmetit, pas javës së dytë, Basania vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit të kategorisë së tretë me 6 pikë të plota. Në vend të dytë është, Eagle Footbal me 4 pikë, Bulqiza dhe Arnisa me nga 3 pikë., Prestige MFC 1 pikë dhe në fund, Klosi, Kinostudio dhe Përmeti, me 0 pikë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img