Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen me Bjellorusinë duke nisur nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Dardanët janë të pagjasë në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë teksa nga ky grup tashmë dihen kombëtaret e kualifikuara që janë Zvicra dhe Rumania.
Megjithatë, Kosova do të jetë në kërkim të fitores së tretë nga dhjetë ndeshje prej këtij grupi, teksa përballen me mungesën e golashënuesit më të mirë të saj, Vedat Muriqi.