Monday, November 25, 2024

Kombëtarja U17 mund Malin e Zi U17 dh e mbyll e treta grupin 5 të Kualifikueseve EURO 2024

Lexo

Shqipëria U-17-Mali i Zi, 2-0(Shënues:Kris Gecaj dhe Brayan Gjyla

Formacioni i Shqipërisë: Alain Taho (GK), Renato Halili, Rinaldo Nela, Fabjano Nuhaj, Kris Gecaj, Matteo Dashi, Mattia Huqi, Eraldo Karaj, Tedi Malaj (C), Brayan Gjyla, Matias Gici. Trajner: Ardi Behari

Shqipëria U-17 fitoi 2-0 ndaj Malit të Zi në sfidën e fundit kualifikuese, e vlefshme për Kampionatin Europian 2024 për këtë grupmoshë që u luajt në Portugali. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe realizuan nga një gol në çdo pjesë me Kris Gecajn dhe Brayan Gjyla.

Trajneri Ardi Behari e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Malit të Zi: Alain Taho (GK), Renato Halili, Rinaldo Nela, Fabjano Nuhaj, Kris Gecaj, Matteo Dashi, Mattia Huqi, Eraldo Karaj, Tedi Malaj (C), Brayan Gjyla, Matias Gici.

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 12-të me Kris Gecajn. Kaq mjaftoi në pjesën e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime për Shqipërinë. Trajneri Ardi Behari aktivizoi Gabrian Canin dhe Orest Rifën. Ndërsa në vijim u futën edhe Xheto Nuredini dhe Jetmir Laze.

Fitoren e Shqipërisë U-17 e vulosi Brayan Gjyla me golin e tij në minutën e 71. Ndërsa në të 76-n Mali i Zi mbeti me 10 lojtar, pasi Petar Barjaktarovic u largua nga loja me karton të kuq. Pas kësaj fitoreje Shqipëria U-17 e mbyll në vendin e tretë në Grupin 5.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img