Thursday, November 28, 2024

(Video) U ndërpre tre ditë më parë nga kushtet e rënduara të motit, Tërbuni-Besëlidhja, luhet nesër, ora 13:00, në “Reshit Rusi”. Kapiteni i lezhjanëve, Kled Dibra, optimist për fitore

Lexo

Ndeshja më e rëndësishme e javës së tetë të kategorisë së dytë, grupi A, mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, e cila në ballafaqimin e së shtunës të luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike, do të luajë pjesën e dytë nesër në stadiumin në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.

Sipas njoftimit të federatës, rezultati i pjesës së parë, 1 me 1 mbetet në fuqi, dhe takimi që do të nis në orën 13:00, luhet në vetëm 45 minutat e dyta. Në prag të kësaj sfide, kapiteni i lezhjanëve, shkodrani Klejdi Dibra, shprehet optimist për fitore. Sipas tij, Besëlidhja kishte rastet e veta për të fituar edhe në ndeshjen e parë, edhe pse terreni ishte i mbuluar me një trashësi të konsiderueshme dëbore. Por, gjithësesi, Dibra, deklaron se një gjë do ta bëjnë nesër në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”.

Ndër të tjera, kapiteni i lezhjanëve Kled Dibra, flet edhe kontributin e futbollistëve shkodran në ekipin e Besëlidhjes, ku së bashku me të, titullar janë edhe Bardulla, Hebaj dhe Ruqi, ndërkohë me të njëjtin sukses luajë edhe Elbasani dhe portjeri Kaçaj, të cilët knë marrë besimin e trajnerit Dritan Smajlaj.

Ashtu si edhe vitet e mëparshme në skuadrën e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, luajnë një grup futbollistësh shkodranë.

Duke folur për vete, kapiteni Dibra, futbollisti me një karrierë të gjatë në radhët e Besëlidhjes, shprehet i kënaqur dhe i vlerësuar për vitet e karrieres në radhët e Besëlidhjes, ndërsa  premton bashkëjetese në vazhdimësi me skuadrën lezhjane.

(Video) Prononcimi i kapitenit të Besëlidhjes, shkodranit, Kled Dibra, në prag të ndeshjes, Tërbuni-Besëlidhja.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img