Rrogozhinasit kanë marrë fitoren e radhës në “Egnatia Arena”, teksa hërë herë kanë mposhtur Vllazninë 3-0, në sfidën hapëse të javës së 15-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i EgnatiaS, Edlir Tetova, u shpreh për MCN TV:
“Fitorja? Kemi një ecuri të mirë në fazën e dytë. Sigurisht në ndeshjet e fundit kemi treguar karakter. Sot fituam ndaj Vllaznisë dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Kundërshtari po kalon një moment jo me ndërrimin e trajnerit.
Loja? Në 15 minuta e para të pjesës së dytë ishim të ekuilibruar, por Vllaznia në minutat e tjera e ndryshoi skemën dhe rrjedhën e lojës. I kërkova ekipit të ishte në ekuilibër, jam i kënaqur me skuadrën dhe lojën.
Memolla dhe zëvendësimet? U mungova të rifreskoja skuadrën aty ku kishim nevojë. Nuk doja të pësonim gol dhe ndaj ndërhyra aty.
Përqafim me Isgandarlin, shuarje polemikash? Normalisht unë e kam sqaruar edhe në intervistën në Laç. Askujt nuk i pëlqen stolid he unë do të bëjë zgjedhjet e mia. Gjithçka është shehuar në Laç dhe tashmë goli i sotëm ishte një tjetër dedikim.
Partizani kundërshtari më i fortë? Nuk mund të themi vetëm Partizani. Kemi edhe 3 ndeshje bashkë me Superkupën. Çdo ekip ka filozofinë e vet dhe bën detyrën e vetë. Duhet të shikojmë ndeshjet në vazhdim. Jemi në javën e 15-të dhe nuk mund të themi asgjë. Duhet të shikojmë edhe merkaton e janarit për të parë se çfarë do të ndodhë.
Diferencat me Tiranën dhe Skënderbut? Normalisht nuk do të ndjeki skuadrat që janë poshtë. Unë këmbëngul vazhdimisht çdo javë të jemi të foksuar të ndeshjet që kemi.
Cilësia e fushës në “Egnatia Arena”, të pëlqen? Fusha ka pak javë që nuk është në gjendjen më të mirë. Kjo na e vështirëson çik, por s’kemi ca bëjmë dhe ne do iu përshtatemi kushteve. Fusha është e njëjtë për të dyja skuadrat. Na pengon, por nuk varemi nga ajo”.