Fieri-Vllaznia 63-83
Vllaznia: Redi Rakaj, Sabb Craig, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon Bitri, Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj, Endrel Tucker, Anthony Ozubuekëe. Trajner: Damian Bekteshi
Pas fitores së merituar të javës së kaluar në “Qazim Dervishi” ndaj rivales Apolonia për zonën e Play-Off-it, shoqëruar edhe me spektakël, Vllaznia e koshit për meshkuj ka dhuruar një tjetër spektakël. Por, këtë radhë në transfertë përballë Fierit, një tjetër skuadër e këtij qyteti që luan në kategorinë e Superligës së basketbollit shqiptar.
Tekniku kuqeblu Damian Bekteshi së bashku me kolegun e tij Roni Gjeçaj, në deklaratat e pragndeshjes, e konsideronin Fierin një skuadër të vështirë për t’u kaluar, aq më tepër që luanin edhe në transfertë. Por, me sa duket, Vllaznia e koshit për meshkuj, tashmë ka ardhur në formën e saj më të mirë sportive.
Përvoja e kapitenit Redi Rakaj dhe Antonio Shabanit, si dy nga basketbollistët më me përvojë në skuadër, është gërshëtuar mjaft mirë me vlerat gjithnjë e në rritje të të riut të talentuar Veton Gjeçaj, por edhe të Elidon Bitrit, duke përfshirë këtu edhe dy amerikanët e parë të veshur kuqeblu Sabb Craig dhe Endrel Tucker, e ka përmirësuar shumë lojën e Vllaznisë.
Kjo është parë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Fierit, ku Vllaznia ishte dominuese e krejt takimit duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren e ndeshjes. 29 me 46 në favor të kuqebluve është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshje. Ndërkohë, që edhe në 20-të minutat e pjesës së dytë, Vllaznia vazhdon të dominojë në fushën e lojës. Minuta këto, që tekniku Bekteshi pati mundësinë t’i japë hapësira më të shumta aktivizimi amerikanit të tretë Anthony Ozubuekëw, i cili pas ardhjes me vonesë tek Vllaznia, ka filluar të marrë formën e duhur sportive.
Ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, Bekteshi ka hedhur në fushën e lojës, grupin e të rinjëve, Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj, përformanca e të cilëve ka qënë mjaft e mirë duke dhënë një sinjal shumë pozitiv për të ardhmen e tyre në radhët e skuadrës kuqeblu.
Si rezultat i lojës së mirë, Vllaznia mban të njëjtin ritën si në pjesën e parë, madje e thellon akoma më shumë avantazhin, duke e fituar të gjithë ndeshjen me 20 pikë diferencë, me rezultatin e përgjithshën, 63 me 83. Me këtë fitore, Vllaznia e koshit për meshkuj, përforcon pozitat e vendit të pestë në renditje, duke qënë brenda objektivit të përfshirjes në fazën finale Play-Off.
(Video) Pamje nga ndeshja, Fieri-Vllaznia, basketboll meshkuj, 63-83, Java e tetë e Superligës.