Drejtori sportiv i Saudi League, Michael Emenalo ka folur sërish për një afrim të mundshëm të Kylian Mbappe në Arabinë Saudite. Sulmuesi i PSG-së është në qendër të zërave të merkatos, por siç vetë ai ka bërë të ditur dëshira e tij është që të luajë për Realin e Madridit.
“Bisedimet me Mbappe janë të hapura, por nuk e dimë se çfarë do të bëjë. Pozicioni ynë është shumë i qartë, çdo lojtar i këtij niveli e di se ku ndodhemi. Nëse ekziston ndonjë mundësi apo interesim i lojtarit për të qenë pjesë e kësaj që po ndërtojmë, tani apo në të ardhmen, nuk mund të refuzojmë këtë mundësi.
Mbappe është një lojtar që më pëlqen shumë. Nuk mund të tregoj me detaje negociatat. Por kishim interes të mësonim nëse lojtari ishte i gatshëm të transferoj në Arabi, pasi është një klub i gatshëm që ta presë dhe ti japë hapësira në organikën e tij”, ka thënë Michael Emenalo.
Oferta në drejtim të sulmuesit francez këtë verë ishte rreth 200 milionë euro neto në sezon për lojtarin dhe një shifër e ngjashme për klubin e PSG-së.