Vllaznia U19-Bylis U19, 6-1
(Shënues: Zaganjori(p) 24’, Halili 43’ 56’ 67’ 89’, Ara 88’/ Marku 79’)
Për vetë pozitat në renditje, ku pas javës së nëntë të Superligës së moshave të 19- vjeçarëve, Vllaznia dhe Bylis ishin në krye me pikë të barabarta, nga 17-të secila skuadër, përballja e sotme mes tyre në stadumin “Reshit Rusi” të Shkodrës u prit me shumë interesim.
Realisht, në kampin kuqeblu, ishin përgatitur për një ndeshje të vështirë dhe me rivalitet, por fusha e lojës tregoi të kundërtën duke prezantuar në fushën e lojës një Vllazni cilësore në të gjitha aspektet, duke nisur nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe deri në majën e sulmit.
Plot gjashtë gola arriti të shënojë skuadra shkodrane, e cila e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani arriti ta mbyllë të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 6 me 1. Golat për kuqeblutë do të nisnin që në minutën e 24-tërt kur Zaganjori do të shënonte nga pika e penalltisë, ndërkohë që dy minuta nga mbyllja e pjesës së parë është Halili që shënon golin e dytë duke e çuar avantazhin në 2 me 0.
Pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia vazhdon të luajë mirë dhe të shënojë përsëri, ku protagonist bëhet Klajti Halili, që me dy golat e minutave 56’ dhe 57’ i çon kuqeblutë në avantazhin 4 me 0.
Për moment duket se ka një zgjim të ballshiotëve, të cilët shënojnë në të 79-tën minutë me anë të Markut. Gol, i cili rezultoi që ishte goli i nderit, sepse më pas do të vinin edhe dy gola të tjerë kuqeblu, fillimisht në të 78-tën me Arën dhe në të 89-tën me Halilin, i katërti personal në këtë ndeshje, e cila mbyllet me avantazhin e thellë të Vllaznisë me rezultatin 6 me 1.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë U-19, Vioresin Sinani, theksoi se e kishte parashikur të vështirë përballjen me Bylisin rival në krye, por paraqitje e shkëlqyer e djemve U19, e bëri më të lehtë fitoren e Vllaznisë.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë U19, Vioresin Sinani, pas fitores 6-1 ndaj Bylisit U19.