Monday, May 13, 2024

(Video) Superliga e Moshave. Vllaznia U17, mund 3-0 Shkëndinë e Tiranës. Trajneri Çaku, vlerëson autorin e tre golave për kuqeblutë, Xhesild Kapllanaj

Lexo

Vllaznia U17-Shkëndija e Tiranës U17  3-0

(Shënues: Xhesild Kapllanaj 4’, 12’ 85’)

Vllaznia U17 e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku ka lënë pas atë humbje minimale, 0 me 1 të pësuar javën e kaluar me Tiranën në sajë të një penalltie të diskutueshme dhënë në favor të bardhebluve, dhe sot ka arrittur të mundë pastër Shkëndinë e Tiranës me rezultatin 3 me 0.

Për fitoren e skuadrës kuqeblu ka menduar Xhesild Kapllanaj, i cili në këtë takim ka qënë heroi i kuqebluve. Në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Kapllanaj ka tundur plot tre herë rrjetën e skuadrës mike.

Vetëm katër minuta i janë dashur Kapllanajt që të zhbllokojë rezultatin. Avantazhi 1 me 0 për Vllazninë i jep moralin e duhur skuadrës kuqeblu për ta vijuar këtë përballje me një optimizëm më të madh.

Dhe, nuk vonon, kur vetëm pas minuta nga goli i parë, Kapllanaj bëhet përsëri protagonist duke e çuar për herë të dytë topin në rrjetën e skuadrës mike. Edhe pse minutat në vazhdim janë përsëri nën diktatin e kuqebluve, pjesa e parë mbyllet me rezultain 2 me 0 në favor të Vllaznisë.

Pas pushimit mes dy pjesëve të lojës, tekniku i 17 vjeçarëve Ersi Çaku e orienton skuadrën të vijohet me lojë sulmuese. Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe skuadra kundërshtare, Shkëndija e Tiranës bën përpjekjet e duhura për të shkurtuar diferencen e disavantazhit, por përballë ka një Vllazni të mirëorganizuar, e cila, jo vetëm që nuk lejon prekjen e rrjetes së saj, por përsëri me të njëtin futbollist, Xhesild Kapllanaj, shënon në minutën e 85-të edhe golin e tretë duke mbyllur gjithçka në këtë përballje me rezultatin e pastër, 3 me 0 në favor të saj.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë U17, Ersi Çaku, shprehet i kënaqur për fitoren, por më së shumtmi, ai vlerëson lojën e futbollistëve të tij, të cilët në këtë ndeshje treguan nivel. Ndër të tjera, Çaku vlerëson edhe praninë e presidenit të kuqebluve dhe pjesëtarëve të stafit teknik në ndjekjen e ndeshjeve të dy ekipeve të Vllaznisë së Superligës së moshave, U17 dhe U19, ekipe këto, që me elementin që po përgatisin, janë një garanci për skuadrën e parë.

(Video) Trajneri i Vllaznisë U-17, Ersi Çaku analizon fitoren e skuadrës së tij ndaj Shkëndisë së Tiranës U17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img