Ndeshja e fundit e vitit 2023 për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” përballë ekiupit korçar, Skënderbeu. Për trajnerin kuqeblu, Qatip Osmani, dueli në fjalë është një ndeshje shumë e rëndësishme, teksa e konsiderom Skënderbeun një skudër që luan mirë futboll, sidomos në aspektin teknik.
“Një atmosfere ndryshe në skuadër pas rezultateve të fundit dhe kjo gjë konstatohet lehtësisht. Megjithatë duhet të bëjmë kujdes sepse nesër kemi përballë një kundërshtar me djem te rinj dhe që luan bukur futboll. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrsesi Skënderbeun dhe as të kalojmë në eufori sepse në fund të fundit nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa detyrën. Të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe ta synojmë fort fitoren për ta mbyllur si duhet këtë vit.”, shprehet njëshi i pankinës kuqeblu, Qatip Osmani.
Zyrtare është mungesa e dy mbrojtësve të krahut, dy titullarëve me peshë të skuadrës kuqeblu, Hakaj dhe Smajli, të cilat njëshi i pankinës kuqeblu, Qatip Osmani i konsideron dy mungesa të rëndësishme.
Dy fitoret radhazi me Dinamon dhe Tiranën e kanë rritur shumë moralin e skuadrës, dhe në të njëjtën kohë edhe morali është rritur edhe tek tifozëria kuqeblu, e cila pritet të jetë e madhe në numër.
Sfida, Vllaznia-Skënderbeu, e vlefshme për javën e 18-të të Abissnet Superiore, luhet në orën e 17:00 të së premtes.
(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit Qatip Osmani për pragndeshjen, Vllaznia-Skënderbeu, mund ta ndiqni në kamalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.