Saturday, November 23, 2024

Pragndeshja Teuta-Vllaznia, portjeri Zogoviç premton autokritiken që në ndeshjen e nesërme në Durrës

Lexo

Gardiani i portës së kuqebluve, malazezi Bojan Zogoviç ka marrut kritika jo të pakta  për ndeshjen e kaluar me Tiranën, sidomos për golin e barazimit shënuar nga kapiteni Batha nga goditja e dënimit. Për këtë, dhe për të tjera zhvillime në kampin kuqeblu, përfshirë edhe pragndeshjen me Teuten, për të cilën garanton fitore, ai foli në konferencën përt shtyp dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Kam bërë analizën e vetes edhe me video. Te goli kam reaguar gabim, më vjen keq, por kështu është jeta vazhdojmë para. Në lidhje me debatin me Da Silvën gjatë ndeshjes mund të them se nuk janë të çuditshme këto raste, kur koka është e nxehtë. Kemi pasur një debat gjatë ndeshjes, më pas kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi sqaruar gjithçka. Kushdo dëshiron të fitojë ndeshjen, edhe unë edhe Da Silva. Nuk ishte diçka që ndodhi jashtë pjesës së lojës së futbollit.

Unë nuk shoh probleme në atmosferën e ekipit, është shumë e mirë. Ndeshja ndaj Tiranës e ka ulur disi entuziazmin. Kemi analizuar bashkë me stafin teknik ndeshjen, kemi folur me njëri-tjetrin dhe e dimë ku kemi gabuar. Do provojmë të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës dhe do e rikthejmë të njëjtën atmosferë që kishim. Pse jo të mos jetë ndeshja ndaj Teutës, një kthesë. Kam luajtur edhe në kampionate të tjera, janë shumë të ngjashme me kampionatin shqiptar, por këtu diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve që dalin kampion dhe atyre që bien. Jemi përgatitur për Teutën, ndaj tyre kemi një ecuri të mirë dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kthesë për të dalë aty ku ishim më parë”, tha ndër të tgjera në konferencën për shtyp, portjeri kuqeblu, Bojan Zogoviç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img