Tuesday, December 10, 2024

Nesër, Teuta-Vllaznia. Drejtori Sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati në Konferencë për shtyp

Lexo

Kuqeblutë kërkojnë të harrojë humbjen me Tiranën, për të cilën kanë zhvilluar edhe një analizë të zgjeruar dhe të shikojnë përpara. Synimi i tyre është që kthesa të bëhet pikërisht në Durrës në përballjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore përballë Teutës vendase. Në prag të kësaj ndeshje, e cila luhet të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 16.00, ka folur në konferencë për shtyp drejtori sportiv i KF Vllaznia, Matko Djarmati.

 

“Do të provojmë të zgjidhim këto situata të krijuara kohët e fundit në skuadrën tonë. Në analizën e zhvilluar me ekipin diskutuam më gjatë se sa herët e tjera. Besoj e dimë ku është problemi. Do të përpiqemi të zgjidhim problemin dhe të vazhdojmë në rrugën që ishim deri më tani. Problemi mund të jetë psikologjik dhe teknik. Edhe psikologjikisht ekipi nuk i është përgjigjur përgatitjeve që kemi bërë ndaj Tiranës, por edhe në aspekt teknik kemi pasur disa mungesa që do të zgjidhen në stërvitje.

Sa i përket merkatos dimërore, kemi sjellë 3 lojtarë në ekip. Po shikojmë që edhe ekipet e tjera, avash avash impelementojnë lojtarët e rinj në skuadër. Edhe ne nuk kishim qejf të prishnim grupin që kishim ndërtuar. Këta lojtarët e rinj duan njëçik kohë. Besoj nga nesër njëri nga ata do të jetë në fushë.

Mendoj se ndeshja me Teuten nuk është vendimtare, ka edhe 15 javë deri në fund të kampionatit. Me një rezultat pozitiv ka mundësi ekipi të rritet psikologjikisht. Pastaj besoj do të jemi në shinat që ishim para 10 javë.

Për trajnerin, deri tani nuk kemi diskutuar fare këtë ndonjë çështje që ai të jetë i kërcënuar nëse rezultatet vazhdojnë të jenë jo të mira. Me sponsorin kishim një takim, nuk kemi përmendur asnjë ndryshim.

Shorti i Kupës së Shqipërisë na bën favoritë, luajnë ndaj një skuadre që vjen nga kategoria më poshtë në stadiumin tonë, çdo rezultat tjetër do të ishte zhgënjyes. Deri në Kupë kemi 2 ndeshje kampionati. Do të provojmë të bëjmë maksimumin në të 2 kompeticionet.

Në lidhje me objektivat e Vllaznisë, që kur kam ardhur ditën e parë kam thënë që objektiv kemi Kupat e Europës. Ky është objektivi i klubit. Siç ka shkuar kampionati, patjetër që çdo njeri ka objektiva të larta, por unë gjithmonë kam dhënë përgjigje të njëjta 5-6 herë për sa i përket objektivit. Edhe ditën e parë kur kam ardhur, edhe javën e 10-të si dhe të 20-tën. Për mua objektivi kryesor është Kupa e Europës. Shpresoj që sa më shpejtë të dalim nga kjo krizë rezultatesh dhe të vazhdojmë atje ku pretendoj unë, trajnerët dhe drejtuesit.

Edhe për titullin, nëse vjen një shans 3 javë para fundit të kampionatit, patjetër që do të jetë një synim. Ndërsa, sa i përket aleancave të përfolura, ne nuk ndryshojmë dot gjë. Se kanë bërë aleanca apo jo s’është në dorën tonë. Nuk kemi frikë asnjë, por duhet të kemi kujdes me këto punë. Në dorën tonë është ndeshja kundër Teutës, Kukësit, apo Bylisit në Shkodër. Të gjitha të tjerat nuk janë në dorën tonë. Është në dorën e FSHF-së nëse ekziston një aleancë e tillë.”, është shprehur drejtori sportiv i kuqebluve, Matko Djarmati.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img