Thursday, November 28, 2024

(Video) Basketboll-E gjithë vemendja e së dielës në “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Vllaznia-Studenti femra ora 15:00, dhe Vllaznia-Tirana meshkuj ora 18:00. Flet trajneri Damian Bekteshi

Lexo

Pallati i sportit  “Qazim Dervishi” ka rezervuar ditën e dielë dy sfida shumë të rëndësishme të Kampionatit Kombëtar të basketbollit, për femra dhe meshkuj. Amatorët e sportit të basketbollit shkodran do të kenë rastin të ndjekin fillimisht ndeshjen Vllaznia-Studenti për femra që nis në orën 15:00, ndërkohë që më pas luhet superndeshja e meshkujve, Vllaznia-Tirana, i planifikuar të nisë në orën 18:00.

Duke mos përjashtuar kurrësesi rëndësinë e ndeshjes së femrave, padiskutim që vfemendjen më të madhe e ka marrë dueli i meshkujve, Vllanzia-Tirana, dy skuadra që në tabelën e klasifikimit janë me pikë të barabarta, në vendin e tretë dhe të katërt. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i kuqebluve, Damian Bekteshi, bën të ditur se skuadra është gati përt të sfiduar bardheblutë. Por,për ta kaluar me sukses këtë përballje, trajneri Bekteshi kërkon mbështetjen e tifozëve kuqeblu, të cilët për hirë të së vertetes, gjatë ndeshjeve të këtij kampionati, kanë qën mjaft afër skuadrës së tyre të zemrës, sidomos në ndeshjet brenda.

(Video) Trajneri i Vllaznisë në basket meshkuj, Damian Bekteshi flet në pragndeshjen, Vllaznia-Tirana. Superliga, java e 13-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img