Wednesday, February 21, 2024

Ekipi Kombëtar U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Lexo

Ekipi Kombëtar U-19 do të zhvillojë një grumbullim tre ditor në data 5, 6 dhe 7 shkurt. Ky do të jetë edhe grumbullimi i parë për trajnerin e ri të ekipit Kombëtar U-19, Bledi Shkëmbi.

Grumbullimi do të jetë në kuadër të projektit “Step by Step” dhe lojtarët e thirrur do të jenë nga klubet e kampionatit shqiptar.

Ekipi Kombëtar U-19 i drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi do të grumbullohet në Durrës dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në Kompleksin Tropikal. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillohet edhe një ndeshje kontrolli dhe lojtarët do të jenë të monitoruar gjatë gjithë kohës.

Në këtë mënyrë trajneri Bledi Shkëmbi, do të ketë mundësi të vëzhgojë nga afër gjendjen e futbollistëve të grumbulluar dhe elementët më të spikatur në të ardhmen do të japin kontributin e tyre edhe në ndeshje zyrtare për Kombëtaren U-19.

Pas këtij grumbullimi, puna me lojtarët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare do të vijojë sërish në kuadër të projektit “Step by Step” dhe çdo javë në “Shtëpinë e Futbolli” trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë mundësi të stërvisë lojtarët e grup-moshës U-19.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img