Wednesday, November 27, 2024

Presidenti Duka për shortin e Nations League: Skuadra të forta, synojmë kreun e grupit

Lexo

Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë kundërshtarët e Shqipërisë në Nations League, në grupin B1, Liga B. Kuqezinjtë synojnë të fitojnë Ligën, për t’u ngjitur më pas tek Liga A. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar shortin e hedhur në Paris.

“Grup i barabartë me nivele të barabarta skuadrash. Çekia skuadra më e mirë, nuk do e doja ta kishim përballë sepse kishim dhe një eksperiencë pak muaj më parë. 3 kundërshtarët janë shumë të mirë. Të gjithë skuadrat e grupit B të forta, nuk mund të prisnim një gjë më pak. Ajo që edhe biseduam me stafin këtu në Paris dhe ajo që mendoj është që ne duhet të përqëndrohemi në Evropian.

Është një kompeticion i rëndësishëm, por ne duhet të përqendohemi në Evropian. Pasi të mbarojmë aventurën evropiane, të mendojmë për përballjet sportive. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Padyshim që renditja i bën dhe më shumë interesante, padyshim që ka impenjimin maksimal dhe me objektivin për të qenë të parët e grupit. Nga ky grup mund të presësh gjithçka” – Tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img