Wednesday, November 27, 2024

Sylvinho vlerëson kundërshtarët e Nations League: “Grup i balancuar, luftojmë çdo ndeshje”

Lexo

Pas shortit të Ligës së Kombeve, ku Shqipëria u shortua me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Grupin B1 të Ligës B, foli edhe trajneri i Kombëtares. Sylvinho tha se synimi është vendi i parë, ndërsa tani e ka mendjen te ndeshja me Italinë në finalet e Euro 2024 që do mbahen në Gjermani nga 14 qershori-14 korrikun e këtij viti.

“Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europiani. Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadra fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin.

Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të luftojmë për çdo pikë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin.

Ndonjë grup tjetër? Tani që mbaroi shorti, nuk kam preferenca, mbaroi. Tani të mendojmë për Italinë”, tha Sylvinho pas shortit.

Kuqezinjtë e Sylvinhos do përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në Grupin B1 të Ligës B.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img