Friday, May 10, 2024

Vllaznia-Teuta, statistikat flasin për durrsakët. Në 47 ballafaqime, Vllaznia ka 15 fitore, 14 janë në barazim, dhe 18 fitore janë për Teutën

Lexo

Vllaznia do të përballet me Teutën ditën e shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abisnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, startn në orën 17:00. Nje ndeshje në të cilën ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm, por sigurisht duan me doemos 3 pikët.

Vllaznia dëshiron fitoren që të afrohet me vendin e dytë që mbahet nga Partizani, me këta të fundit që kanë 3 pikë më shumë se shkodranët. Në krahun tjetër, Teuta nëse nuk merr dot 3 pikët, ia vshtirëson vetes punën për objektivin “mbijetesë”.

Durrsakët renditen në vendin e nëntë në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Kukësi i vendit të fundit. Por, edhe pse akutualisht, Teuta po kalon një formë shumë më të dobët se Vllaznia, durrsakët mund të jenë të “favorizuar” nga e shkuara.

Kjo për shkak të statistikave që këto dy ekipe me traditë kanë në Superiore në të kaluarën. Në 47 ndeshje të zhvilluara mes tyre, Vllaznia ka fituar 15, në barazim kanë përfunduar 14 sfida, ndërsa Teuta ka triumfuar në plot 18 raste. Statistika që ndoshta mund t’i mbeten vetëm të shkuarës, por mund të jenë një shtysë plus që të besuarit e Edi Martinit të motivohen për të mos dalë pa pikë nga transferta e vështirë shkodrane.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img