Shqipëri-Itali 4-2
Shqipëria: Mark Shtjefni(C), Nikolin Toma, Martin Jaku, Artur Jaku, Mark Pashkja, Huan Romero, Frano Civljak, Mateo Piragnolo, Erasmo Hernandez, Agustin Margjoni, Arjan Ndoj, Daëid Rogala, Ndue Toplana. Trajner: Armando Cungu
Italia: Jordan Coraglia, Massimo Macalli, Massimo Pucci, Francesco Pierpaoli, Vasile Minuit, Fabrizio Ghisoni, Riccardo Cavallazi, Matteo Busi, Pasquale Fracasso, Bonifacio Lopez, Fabio Casotto, Pisano Antonio. Trajner: Antonio Bislenghhi
GjyqtarSonil Zeka, Saimir
Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futsales për meshtarët, e cila përfaësohet kyesisht me priftërinjtë shkodran ka bërë një ndeshje të shkëlqyer përballë kombëtares së Italisë.
Në ndeshjen e luajtur paraditën e së enjtes, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, sfida ishte shumë emocionuese, ku të parët shënuan italianët që në nisje të takimit me anë të Antonio Pisano.
Por, shumë shpejt kundrapërgjigjen meshtarët kuqezi që shënojë dy gola me autor dom Artur Jakun dhe një Huan Romero, prift nga Spanja që shërben prej vitesh në Shkodër, ku edhe është pajiur me pasaportë shqiptare.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të Shqipërisë. Në pjesën e dytë, kombëtarja italiane shënon golin e dytë me anë të Massimo Macalli duke rihapur takimin, por një tjetër gol spektakolar i Artur Jakut, mbyll të gjithë ndeshjen 4 me 2 në favor të Shqipërisë.
Duke folur pas ndeshjes, autori i tre golave personal në këtë ndeshje, Dom Artur Jaku, i cili është pranë “Këpucës së Artë”, shpreh emocionet e kësaj fitoreje.
Ndër të tjera, dom Artur Jaku, shpreson që ky ballafaqim i sotëm, Shqipëri-Itali t’i paraprij duelit të finaleve të Europianit të Gjermanisë, ku Shqipëria dhe Italia janë në të njëjtin grup dhe do të përballen në muajin qershor.
(Video) Ndeshja e plotë e Europianit Futsal për meshtarët, Shqipëri-Itali 4-2 e transmetuar me koment nga Veriu Sport, si dhe në vazhdim prononcimet e autorit të tripletës Dom Artur Jaku, si dhe Dom Nik Ukgjini, ish futbollist.
Gaspër MARKU