Saturday, May 11, 2024

(Video) Futsal-Kampionati Europian i meshtarëve. Shqipëria mund Italinë, 4-2. Më i miri në fushë, Dom Artur Jaku me 3 gola të shënuar

Lexo

Shqipëri-Itali  4-2

Shqipëria: Mark Shtjefni(C), Nikolin Toma, Martin Jaku, Artur Jaku, Mark Pashkja, Huan Romero, Frano Civljak, Mateo Piragnolo, Erasmo Hernandez, Agustin Margjoni, Arjan Ndoj, Daëid Rogala, Ndue Toplana. Trajner: Armando Cungu

Italia: Jordan Coraglia, Massimo Macalli, Massimo Pucci, Francesco Pierpaoli, Vasile Minuit, Fabrizio Ghisoni, Riccardo Cavallazi, Matteo Busi, Pasquale Fracasso, Bonifacio Lopez, Fabio Casotto, Pisano Antonio. Trajner: Antonio Bislenghhi

GjyqtarSonil Zeka, Saimir

Kombëtarja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futsales për meshtarët, e cila përfaësohet kyesisht me priftërinjtë shkodran ka bërë një ndeshje të shkëlqyer përballë kombëtares së Italisë.

Në ndeshjen e luajtur paraditën e së enjtes, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, sfida ishte shumë emocionuese, ku të parët shënuan italianët që në nisje të takimit me anë të Antonio Pisano.

Por, shumë shpejt kundrapërgjigjen meshtarët kuqezi që shënojë dy gola me autor dom Artur Jakun dhe një Huan Romero, prift nga Spanja që shërben prej vitesh në Shkodër, ku edhe është pajiur me pasaportë shqiptare.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të Shqipërisë. Në pjesën e dytë, kombëtarja italiane shënon  golin e dytë me anë të Massimo Macalli duke rihapur takimin, por një tjetër gol spektakolar i Artur Jakut,  mbyll të gjithë ndeshjen 4 me 2 në favor të Shqipërisë.

Duke folur pas ndeshjes, autori i tre golave personal në këtë ndeshje, Dom Artur Jaku, i cili është pranë “Këpucës së Artë”, shpreh  emocionet e kësaj fitoreje.

Ndër të tjera, dom Artur Jaku, shpreson që ky ballafaqim i sotëm, Shqipëri-Itali t’i paraprij duelit të finaleve të Europianit të Gjermanisë, ku Shqipëria dhe Italia janë në të njëjtin grup dhe do të përballen në muajin qershor.

(Video) Ndeshja e plotë e Europianit Futsal për meshtarët, Shqipëri-Itali 4-2 e transmetuar me koment nga Veriu Sport, si dhe në vazhdim prononcimet e autorit të tripletës Dom Artur Jaku, si dhe Dom Nik Ukgjini, ish futbollist.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img