Vllaznia ka mposhtur Egnatian me rezultatin 2-1 në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi u shpreh për MCN TV për përvjetorin e 105-të të klubit më të vjetër në Shqipëri:
“Gëzuar të gjithë bashkë. Vllaznia është një aset Kombëtar, është nderi i Kombit. Ka një histori të jashtëzakonshme lojtarësh.
Jemi munduar të bëjmë aktivitete gjatë këtyre ditëve. Sot është dita e ndeshjes dhe së bashku me festimet për 105 vjetorin të fitojmë sot. Më ka shku mendja me dal kampion. Gjithçka është e hapur për Final Four. Jemi larg matematikës dhe gjithçka është e hapur. Ndoqa ndeshjen Laçi-Dinamo dhe të gjithë janë në garë që nga Teuta e lart”, u shpreh Alban Xhaferi.