Tuesday, December 10, 2024

Alen Sherri: “Sa herë kam ndeshje kundër Vllaznisë kam emocione. Vllaznia është me një sulm në rritje”

Lexo

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Egnatias në shtëpi, në përballjen e javës së 24 të Superiores. Pas humbjes, portieri i Egnatias, shkodrani Alen Sherri, foli për MCN TV:

“Normalisht sa herë kam ndeshje kundër Vllaznisë, ekipit ku jam rritur, kam emocione. Është një ndjesi tjetër pasi kam kaluar një pjesë shumë të madhe që mbetet tek unë.

Për mënyrën sesi erdhën golat mendoj se mund të bëja më mirë tek i dyti, ndërsa i pari ishte një befasi e minutave të para.  Vllaznia është me një sulm në rritje dhe ka shumë kualitet, është Bekim Balaj ndër më të mirët. E vështirë të luash kundër tyre.

Për ne këto janë ndeshje përgatitore për Final Four edhe pse nuk është mbyllur asgjë. Ndeshjet teke mund të ndodhin episode. Për Kupën nuk është se kemi ndonjë moment psikologjikisht të keq. Rezultati mund të shkonte nga të dyja anët, por sot i buzëqeshi më shumë Vllaznisë.

Mendoj që ne mund ta ruajmë vendin e parë deri në fund, pavarësisht se kemi bërë rotacione këto ndeshje dhe nuk do të jetë problem ta ruajmë deri në fund”, tha Sherri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img