Tuesday, November 26, 2024

Humbi në ndeshjen e parë debutuese në stolin e Kukësit ndaj Partizanit, por trajneri Bledar Devolli thotë se ka marrë sinjale pozitive nga skuadra e tij

Lexo

“Ndeshjen e nisëm mirë. pastaj 10 minuta patëm probleme me treshen e mesfushës, sepse nuk ndanim kundërshtarët. Pastaj e zgjidhëm këtë me Abdun. Donim t’i çonim lojtarët në përballje një kundër një. Rivas u mundua dy-tre herë me Hadrojn, s’ia dolëm dot. Pjesa e dytë pastaj më shumë dëshirë sesa logjik. Morëm një gol, që në një situatë dy kundër një, është gabim i mbrojtësit të djathtë që duhet ta kishim zgjidhur, ta kishim vonuar aksionin. Mora disa sinjale të mira sot dhe duhet të fillojmë punën sepse kemi një finale të dielën me një kundërshtar direkt.

Ngaqë bëjmë këtë profesion, i shohim të gjitha ndeshjet. E njoh ekipin. Mendoj se i kemi armët, i kemi cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nga porta deri në sulm, kemi lojtarë me eksperiencë, kemi lojtarë të rinj. Kaq na duhen.

I kemi mundësitë. Ekipi fizikisht është mirë. kemi mundësi për të luajtur me presing lart, jo vetëm me Partizanin, por me të gjithë. Doja të ishim pak më agresivë kur kishim topin, sidomos te situatat një kundër një.

Jo, nuk jam nervoz. Mora sinjale të mira, siç mora sinjale për t’i eliminuar gabimet.

Rashiti? Kemi nevojë, sidomos në këtë situatë për të gjithë. E presim Rashitin, kishte probleme fizike. E presim sa më shpejtë, sepse në këtë situatë kemi nevojë për të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me Kukësin”, u shpreh Devolli për “MCN”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img