Thursday, April 18, 2024

Fitoi 0-1 në transfertë me Kukësin duke hedhur hapin e parë drejt kualifikimit në gjysëmfinalen e Kupës, trajneri i Partizanit, Orges Shehi i kënaqur me skuadrën, por e shqetëson dëmtimi i Skukës

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Orges Shehi, pas ndeshjes, Kukësi-Partizani, 0-1

“Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar. Sigurisht që ndeshja kishte momente të veçanta. Dhe fusha na penalizoi ashtu siç donim të luanim. Në fund morëm dhe masa duke futur lojtarë të gjatë në zonë. E bëmë mbrojtjen me 3.

Jemi të kënaqur, sepse Buxhelaj luan për herë të parë 90 minuta. Preka vjen nga dëmtimi dhe luan për herë të parë 90 minuta. Komplimente meriton Mehmeti, i cili u fut shumë mirë në lojë. Kemi marrë sinjale pozitive nga të gjithë ata që kanë luajtur më pakë nga momenti kur kam ardhur unë.

Është e vërtet që ne kërkojmë të jemi në ekuilibra. Edhe me Buxhelajn, që i bëri mjaft mirë detyrat. Shpeshherë ndryshuam vendosje, herë me 2, herë me 1 para mbrojtjes. Ekuilibrin kërkojmë ta kemi gjithmonë, është një mësim që kemi nxjerrë dhe që duhet ta përmirësojmë. Tranzicioni po të gjeti pa ekuilibër të ndëshkon.

Patjetër që ne kishim raste në momente të caktuara. Këkojmë të shkojmë te porta. Duhet të mbajmë fortë urinë dhe dëshirën në çdo ndeshje.

Cara ka luajtur më shumë se 60 minuta në derbi. Duhet të kuptojmë që është lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk është gjendje fizike. Po na ndihmon në fazën mbrojtëse, ka konsum. Sot nuk e ndërruam për gjendjen fizike, por ta ruajmë. Sot fusha ishte e rënduar dhe kishim frikë mos pësonte një dëmtim.

Skënderbeu-Dinamo? Nuk është se ka ndonjë interes të madh për ne. Ne jemi të fokusuar te vetja jonë dhe ndeshja e radhës.

Skuka? Informacioni i parë është që mund të ketë kontraktim, shpresoj të jetë vetëm kaq. Shpresojmë dhe urojmë që mos të ketë tërheqje, sepse do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë”, u shpreh Shehi për “MCN”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img