Thursday, November 28, 2024

Josa: “Luajtëm si të barabartë me Tiranën. Duhet të komplimentoj lojtarët për shpirtin e garës dhe ambicien që kanë”

Lexo

Laçi barazoi 1-1 ndaj Tiranës në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Mirel Josa, u shpreh për MCN TV:

1 pikë në këtë ndeshje? Pika e vlefshme. Kam mendimin që pjesën e parë e filluam lojën shumë mirë, presuam Tiranën në mesfushën e saj. U prishën ekuilibrat me daljen jashtë të lojtarit tonë. Skuadra duhet të ishte treguar më e qetë, po menduam më shumë për t’u mbrojt dhe për të rregulluar punët në pjesën e dytë. Pësuam gol karambol. Skuadra pati iniciativë dhe luajti si e barabartë me Tiranën, dhe pas barazimit 1-1 shkuam prap në portën e Tiranës. Duhet të komplimentoj lojtarët për shpirtin e garës, ambicien që kanë.

Fundi apo final four? Nuk kam frikë nëse futbollistët i kam në këtë gjendje. Nuk ka kundërshtar të dobët, duhet të bëjmë punët me zell, të fitojmë 3 pikët.

Ishit gati të sakrifikonit për fitoren? Duhet të sulmonim Tiranën. Ndeshja ishte e mbaruar 1-0, u barazua dhe ne aty mund ta godisnim. Kundrasulmi u kap me pasime të gjata. Duhet të ishim të kujdesshëm me Ujkën ose Kryeziun, por në atë momente Kryeziu mbeti vetëm dhe Tirana mund të shënonte po të tregohej më e kujdesshme. Do të komplimentoj lojtarët, për çfarë dhanë. Treguan përqëndrim shumë të madh”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img