(Video) Barazim në duelin e Superligës së moshave U19. Laçi kryesues ndalet në Shkodër. Tekniku Lika:Vllaznia ishte më afër fitores!

Ashtu siç pritej, ndeshja e Superligës së moshave U19 në mes Vllaznisë vendase dhe Laçit mysafir u shoqërua me një luftë të fortë sportive.

Me të dyja skuadrat që ishin futur në fushën e lojës me objektiv fitoren, punën më të madhe e kishin dy portjerët kundërshtartë Kevin Bajrakurtaj i Vllaznisë dhe Aleksandros Lika i Laçit, të cilët ishin barrikadë e sulmuesve respektivë duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllej me rrjeta të paprekura, 0 me 0.

Krahas tifozërisë të të dy kampeve përkatëse, për t’u theksuar ishte se të pranishëm në stadiumin “Reshit Rusi” kanë qënë edhe drejtuesit e të dy klubeve përkase.

Nga kampi i kurbinasve skuadrën e shoqëronte presidenti i klubit Pashk Laska, ndërkohë nga Vllaznia, drejtori sportive Alban Hasani së bashku me trajnerin e parë Csaba Laszlo, dy klube këto që realisht janë më të spikaturit në nxjerrjen e talenteve të reja nga ekipet zinxhir.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve Haris Lika u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij përballë Laçit  kryesues të kampionatit, ndërkohë që me rastet e krijuara nga futbollistët e tij, përcolli keqardhje që nuk arriti të merrte 3 pikët e plota në këtë ndeshje. I pakënaqur për mbylljes e ndeshjes në barazim u shpreh edhe kapiteni i Laçit U19 Rei Lika sepse si kryesues të kampionatit objektivi i tyre ishte vetëm fitorja.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë, ku Laçi e mbyll në vend të parë me 17 pikë i ndjekur nga Teuta me 16, Vora me 15, Teuta 14, Partizani 13 Skëndërbeu, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë vendin e gjashtë, të shtatë dhe të tetë duke lënë në fund Bylisin me 7 pikë dhe Elbasanin me 4 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja e superligës së moshave U19, Vllaznia-Laç, si dhe prononcimet e trajnerit kuqeblu Haris Lika dhe kapitenit të Laçit Rei Lika, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe