Këlcyra-Pogradeci 0-2(Shënues: P. Ivani 47’, 50’)
Golat:P.Ivani 47,50
Këlcyra:Allamani,Teka,Duçka,Itua,Kalu,Shele(Karepi 66),Fausto,Bidika(Bilo 62),Hadaj,Lima(Stefo 58),Vidal Trajner:Robert Spahiu
Pogradeci:Baçi,P.Ivani(Ibrahim 70),Hysenllari,Pere,Pura,Peqini(Torollari 70),Kazim(Sulka 62),Nallbati,Topllari(Këndezi 52),Myslimi,Danladi(Lipo 70) Trajner:Samuel Nikaj
Gjyqtarë:Albano Stolaj(Tiranë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Oltjon Berberi(Tiranë),Kristi Hoxha(Gjirokastër) Delegat:Dashnor Dume(Kuçovë) Vëzhgues:Xhevit Kaçorri(Memaliaj)
Ndeshja e prapambetur e vlefshme për javën e 13-të Kategorisë së Dytë, grupi B, Këlcyra-Pogradeci, është zhvilluar pasditen e së mërkurës duke nxjerrë fitues ekipin pogradecar me rezultatin 0 me 2.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Demir Allamani” të Këlcyrës, të dy golat janë shënuar nga Ivani. Ky i fundit shënoi në harkun e 3 minutave një dopietë,e cila i dha dhe fitoren ekipit të Pogradecit. Me këtë fitore Pogradeci i drejtuar nga trajneri shkodrtan, Samuel Nikaj, shkon në kuotën e 33 pikëve,vetëm një më pak se Luftëtari që kryeson tabelën e klasifikimit. Në krahun tjetër, Këlcyra renditet në vendin e fundit me asnjë pikë të grumbulluar deri më tani.
Për javën e 14-të, ndeshjet e të cilës do të luhen të dielën, Pogradeci pret në shtëpi Orikun, ndërsa rivali i tij, Luftëtari, këtë javë ka pushim. Që do të thotë, se nëse liqenorët e teknikut Nikaj, e fitojnë përballjen me skuadrën vlonjate Oriku, atëherë merr kryesimin e grupit B.
Fatos LAMAJ