Tuesday, November 12, 2024

Bilanc negativ në futbollin e moshave kuqeblu. Një barazim dhe tre humbje për katër ekipet e Vllaznisë

Lexo

Një javë “jo” ka qënë kjo e fundit për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, të cilët konkurojnë në kampionatet kombëtare të Superligës së moshave. Një barazim dhe tre humbje është bilanci i arritur nga ekipet kuqeblu, ku dy prej të cilave, U-15 dhe U-16 u luajtën në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ndërkohë që dy të tjerat, U-17 dhe U-19, ndaj Dinamos në kryeqytet.

Ndër këto katër ndeshje, Akademia Vllaznia është ngushëlluar vetem me barazimin 0 me 0 të regjistruar nga ekipi U-15 i drejtuar nga trajneri Denis Zmijani, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” përballë ekipit të Partizanit.

Po në “Reshit Rusi” është luajtur ndeshja tjetër e Vllaznisë U-16, ku ekipi i drejtuar nga trajneri Alsid Tafili është mundur me rezultatin 1 me 2 nga Partizani. Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera të kategorisë Superiore të moshave, U17 dhe U19 janë luajtur në kryeqytet përballë ekipeve respektive të Dinamos.

17 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku janë mundur me rezultatin 3 me 0, ndërkohë, po me humbje e kanë mbyllur ndeshjen e tyre edhe 19 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, por me rezultatin 4 me 1.

Tre javë përpara përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, të katër ekipet e Vllaznisë janë brenda objektivit të përfshirjes në pesë ekipet e para të renditjes, renditje që garantuan luajtjen në fazën finale Play Off. Një pozicion të tillë më të siguruar e ka Vllaznia U-19, e cila është në vendin e dytë të renditjes, ndërkohë që tre ekipet e tjera, U15, U16 dhe U17, pozicionohen në vendet 4 dhe 5, por që vendimtare janë tre javët e mbetura për të realizuar objektivin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img