Sunday, January 25, 2026

Hysen Zmijani dhe Avenir Dani pranë skuadrës kuqeblu. Ish futbollistët kampion të Vllaznisë, darkojnë me skuadrën në prag klasiken me Tiranën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia kanë programuar që herë pas herë të sjellin pranë skuadrës kuqeblu personazhe të njohura të futbollit shkodran me qëllimin e mirë për të përcjellë tek skuadra mesazhin pozitiv në prag të ndeshjeve zyrtare.

Një gjë e tillë është aplikuar në prag klasiken e famshme, Vllaznia-Tirana, ndeshje kjo që do të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.

Këtë radhë, dy personazhet e njohur të ftuar nga KF Vllaznia, janë Hysen Zmijani dhe Avenir Dani, i pari mbrojtës i djathtë dhe i dyti portjer, që të dy kampion me Vllazninë dhe pjesë të kombëtares së Shqipërisë.

Në takimin e organizuar në një nga hotelet ku është grumbulluar Vllaznia në prag të ndeshjes me Tiranën, pasi janë prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi, dyshja, Zmijani-Dani, kanë risjellë në vemendje për futbollistët e pranishëm kujtime nga jeta e tyre sportive, sidomos përballjet derbi me Tiranën. Momente këto që janë pritur mjaft mirë dhe me duartrokitje nga vetë futbollistët dhe stafi i tyre teknik për një karikim më shumë për ta kurorëzuar me sukses sfidën e së shtunës me bardheblutë.

Pas mesazheve të tyre moralizuese dhe urimin për një fitore të përballjes me Tiranën, dy ishfutbollistët e njohur, Hysen Zmijani dhe Avenir Dani, kanë darkuar me skuadrën duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në kampin kuqeblu.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80) Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka...
- Advertisement -spot_img