Thursday, November 28, 2024

Martini: “Më dhemb shumë pasi do të ishim në gjysmëfinale. Duhet të rikuperojmë forcat, kampionati është shumë i gjatë”

Lexo

Teuta nuk ia doli të shkonte më tej në Kupën e Shqipërisë teksa u eliminua nga Tirana në Elbasan. Durrsakët u ndëshkuan nga 11-metërshat dhe e mbyllin këtu këtë kompeticion. Trajneri Edi Martini dha prononcimin e tij për MCN TV në përfundim të sfidës dhe u shpreh se fokusi total tani është në kampionat.

“Më vjen keq për djemtë pasi luajtën shumë mirë. Dominuam pjesën e parë, në të dytën mund të shkonim 2-0. Në fund humbim një top të gjatë dhe për 2-3 sekonda, e pafalshme duke patur gjithë ato qendra. Mungesë përqëndrimi. Për rastin e fundit më vjen më tepër keq, mbrojtja është me eksperiencë dhe nuk mund të gabonim. Më vjen keq.

Kotobelli? Ishin ndërrime të detyruara, ishim të ngarkuar. Eksperienca e Kotobellit na duhej, mund të futej edhe në fillim. Humb i gjithë ekipi, jo vetëm nëj individ.

Dinamo? Më dhemb shumë pasi do të ishim në 4-she (gjysmëfinale). Të hënën duhet të rikuperojmë forcat dhe kampionati është shumë i gjatë, koha nuk pret”, tha Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img