Thursday, November 28, 2024

Ngjarje e rëndë në Gjermani. Vritet me armë zjarri boksieri shqiptar Besar Nimani

Lexo

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bielefeld të Gjermanisë. Boksieri shqiptar, Besar Nimani është vrarë të shtunën në mbrëmje sapo ka dalë nga një restorant. Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane, por dhe nga të afërmit e të ndjerit. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur së bashku. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë! Gjashtë deri në tetë të shtëna thuhet se janë qëlluar.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion mbrëmjen e së shtunës, vetëm konfirmoi të shtënat në qendër të qytetit, se kishte një viktimë 38-vjeçare me kombësi shqiptare dhe se autori ose autorët ishin në arrati.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në peshën e lehtë. Ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img