Qeveria e futbollit europian, UEFA i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian 2021/2022, për Kombëtaren e femrave U-17.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në vendin tonë në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021.
Kështu, Shqipëria U-17, që është shortuar në grupin B me Azerbarbajxhanin dhe Malin e Zi dhe që gjendet në Ligën B do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A.
Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi. Ekipet kombëtare janë të ndara në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.