Vllaznia luan të dielën gjysmëfinalen e “Final 4” duke pasur përballë Egnatian. Një ndeshje që po pritet me shumë interes nga ana e tifozërisë shkodrane, brenda dhe jashtë vendit. Ndeshja gjysmëfinale luhet të dielën në “Air Albania” duke filluar nga ora 20:00. Për t’i ardhur në ndihmë tifozëve kuqeblu që dëshirojnë të udhëtojnë drejt kryeqytetit në mbështetje të Vllaznisë për superfsidën e mbrëmjes së dielë, Presidenti i K.F Vllaznia, Alban Xhaferi ka vënë në dispozicionë autobusë FALAS për të gjithë tifozërinë shkodrane që do të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Bashkë për Vllazninë
KF Vllaznia i vjen në ndihmë të gjithë tifozëve që duan të udhëtojnë drejt “Air Albania” dhe të ndjekin skuadrën në gjysmëfinalen e “Final 4” Vllaznia – Egnatia, të dielën me 19 Maj.
Presidenti i Klubit z.Alban Xhaferi ka vënë në dispozicionë autobusë FALAS për të gjithë tifozërinë shkodrane që do të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë.
Grumbullimi do të bëhet para “Teatrit Migjeni” rreth orës 15:00 si dhe nisja në orën 16:00. Për ta lehtësuar procesin ju bëjmë me dije se personat duhet të pronotojnë paraprakisht deri të Shtunën në orën 19:00. Kontaktoni në inbox të faqes ose në numrin e telefonit 0692394133
VLLAZNIA, një jetë, dy ngjyra, një skuadër!