Sunday, November 24, 2024

Nuk ka gola në pjesën e parë të supersfides gjysmëfinale “Final 4”, Vllaznia-Egnatia, barazim 0-0

Lexo

 

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes, Vllaznia-Egnatia, takim që po luhet që nga ora 20:00 në stadiumin “Air Albania” për llogari të gjysmëfinles faza “Final 4”. Një pjesë e parë shumë luftarake për të dyja skuadrat, ku rastin e parë të rezikshëm e regjistron Vllaznia me anë të sulmuesit Ildi Gruda.

Më pas, janë rrogozhinasit që kundrapërgjigjen me një rast të tyre, ndërkohë që dëmtimi i Ardit Krymit pas një përplasje me kolegun e tij të prapavijës e lë atë për disa minuta jashtrë fushës duke marrë ndihmën e shpejtë.

Mungesa e Krymit në fushë i jep avantazhin numeric Egnatias, e cila e shfryrëzon me një presion në portën kuqeblu. Në minutën e 18-të, Egnatia arrin të shënojë, por pas verifikimit të pamjeve në sistemim VAR, kryesori Juxhin Xhaja e anulon golin për prekje me dorë të futbollistëve rrogozinës në momentin e aksionit të golit.

Pas rikthimit në fushë të Krymit që ka marrë ndihmën mjekësore, loja nis e merr më shumë ritëm për Vllazninë, e cila e mbështetur fuqimisht nga tifozëria kuqeblu, sidomos në 15-të minutat e fundit të kësaj pjese, përfshirë edhe shtesen, Vllaznia është komanduese në fushën e lojës duke ushtruar presion në portën rrogozhinase të mbrojtur nga portjeri shkodran Alen Sherri.

Gjithësesi, pas gjashtë minutave shtesë të kësaj pjese, gjyqtari Xhaja vërshellen duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim, me rrjete paprekura, 0 me 0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img