Vllaznia dhe Skënderbeu, dështuan për tu kualifikuar në finalen e madhe, për titullin kampion. Shkodranët u eliminuan nga Egnatia pas barazimit pa gola, ndërsa korçarët, u mposhtën minimalisht nga Partizani.
Tashmë që kanë dalë nga gara për titull, Vllaznia dhe Skënderbeu do të përballen mes tyre, në finalen e vogël, për vendin e tretë në “Final Four”.
Ndeshja do të luhet të premten më datë 24 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa është përcaktuar edhe ndarja e tribunave.
Në këtë sfidë tifozët e Skënderbeut do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët Ë 101, Ë 102 dhe Ë 103 janë në dispozicion të tifozëve të Skënderbeut, ndërsa në sektorët Ë 105, Ë 106 dhe Ë 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë.
Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.